Monaco bën ofertë për futbollistin shqiptar të Maqedonisë Veriore

Reprezentuesi i Maqedonisë, Arian Ademi është caku kryesor i skuadrës franceze, Monaco.

Drejtuesi e skuadrës franceze janë kyçur në garë me skuadrën spanjolle të Betisit, për të marrë kapitenin e Dinamo Zagrebit.

Fillimisht skuadra kroate refuzoi ofertën e Betisit, në vlerë prej 6 mln euro, ndërsa Monaco duhet të ofrojë dyfishin për të marrë firmën e Ademit.

Mesfushori shqiptarë ka zhvilluar 250 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola.

Për Maqedoninë ka zhvilluar 14 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

Ademi pritet të luajë ndaj Kosovës në muajin mars për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.