Momenti qesharak kur Salah kujtoi se gazetarja do ta puthte

Mohamed Salah u shpall kampion me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve për këtë edicion.

Atë që nuk arriti ta bëj vitin e kaluar, Salah bashkë me The Reds e bënë këtë vit duke triumfuar në finalen e Madridit kundër Tottenhamit, shkruan Gazeta Olle.

E, pas takimit ai ishte një nga lojtarët më të kërkuar nga gazetarët për t’u intervistuar rreth këtij triumfi të madh.

Në njërën nga intervistat, Salah pati një reagim befasues dhe shumë qesharak.

Duke menduar se gazetarja që po e intervistonte do ta puthte në fund të intervistës, Salah bëri një gjest mbrojtës, duke vendosur dorën para gazetarës.

Ndryshe, finalja e Ligës së Kampionëve u zhvillua gjatë muajit të Ramazanit, ku Salah dhe besimtarët e tjerë myslimanë e kanë për obligim agjërimin.

Salah shënoi golin e parë të fitores 2:0 ndaj Spurs, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e dytë të takimit. Për fatin e tij të keq, vitin e kaluar ai u deshtë të zëvendësohej në finalen e humbur nga Real Madridi.

Ky ishte titulli i gjashtë i Ligës së Kampionëve në histori të klubit të Liverpoolit.