Momenti kur Walker nervozon keq tifozët e Atalantas në minutat shtesë!

Një episod shumë interesant ka ndodhur në minutat e fundit të ndeshjes Atalanta-Manchester City.

Portieri i Cityt, Claudio Bravo, është ndëshkuar me karton të kuq, përcjellë Gazeta Olle.

Ai u largua pasi pengoi sulmuesin Ilicic si lojtar i fundit.

Duke mos pasur portier rezervist, Guardiola inkuadroi në portë mbrojtësin Walker.

Në minutat shtesë, ai u shtri në tokë pasi kapi një top të lehtë, duke nervozuar tifozët në stadium.

Atalantas i duhej vetëm fitorja për të shpresuar në kalimin e grupit. /Gazeta Olle/