Momenti kur tifozët i lëshojnë shishe kokës futbollistit shqiptar

Një incident ka ndodhur sot në ndeshjen mes Laçit e Skënderbeut këtë të shtunë, ku një shishe ka fluturuar në kokën e futbollistit të skuadrës korçare Kristi Vangjeli.

Ndeshja e javës së 30 është pezulluar për disa minuta teksa Vangjeli është shtrirë në fushë.

Incidenti nuk kaloi pa u pasuar nga një irritim mes tifozerive të pranishme në stadium.

Laçi arriti të fitonte me rezultatin 1-0 me golin e Ndricim Shtubina në minutën e 30′. /GazetaOlle/