Momenti kur polici tenton të shpëtojë personat brenda helikopterit, në të cilin u mbyt presidenti i Leicesterit

Një nga ngjarjet që ka prekur të gjithë është aksidenti i helikopterit jashtë stadiumit të Leicester Cityt, King Power.

Ky aksident mori jetën e pronarit të klubit Vichai Srivaddhanaprabha dhe katër personave tjerë që ishin së bashku me të.

E gjitha kjo ndodhi pas barazimit 1-1 ndaj West Hamit në Ligën Premier.

Thuhet se polici përpiqej të thyente një nga dritaret me shkopin e tij, por nga flakët e mëdha ishte e pamundur të shpëtonte ndonjë nga pesë personat

Helikopteri u ngrit brenda stadiumit King Power, ndërsa u përplas pak minuta më vonë në parkingun e veturave (200 metra larg stadiumit) për shkak të një problemi teknik.

Por, pasi flakët rriteshin me shpejtësi të madhe pas shkak të lëndëve djegëse të helikopterit ishte e pamundur të shpëtohej ndonjëri.

Në rrjete sociale, por edhe në media polici në fjalë konsiderohet hero pas këtyre përpjekjeve.

https://www.mirror.co.uk/sport/football/news/leicester-city-helicopter-crash-moment-13498431#ICID=OffSiteVideo