Momenti kur Bylbyl Sokoli “shqyen” futbollistin e tij

Ferizaj mposhti KEK-un sot 5:2, duke i ikur edhe matematikisht barazhit.

Pas një sezoni të shkëlqyer të futbollistëve nën drejtimin e “maestro” Bylbyl Sokolit, ferizajasit i ikën më të keqes, përcjellë Gazeta Olle.

Përkundër fitores së thellë sot, Sokoli në një moment ishte shumë i nervozuar me një prej futbollistëve të tij.

Pasi sulmuesi humbi një rast ideal duke dribluar në zonën vendëse, Sokoli shpërtheu.

“Çfarë mendon ti këtu që ke fituar rastin me bo hajgare me ekipin? Hec në lojë”, ishte komenti i profës.

Në ndeshjen e fundit, Ferizaj pret Gjilanin. /Gazeta Olle/