Momente kur Lewandowski i kishte shënuar katër gola Realit

Robert Lewandowski kishte mposhtur i vetëm Real Madridin në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sa ishte pjesë e Borussia Dortmundit.

Askush nuk e kishte shënuar kurrë një het-trik të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit para 24 prillit të vitit 2013.

Kështu që ideja për një lojtar që shënon katër gola në një ndeshje ishte në thelb e çmendur.

Por, kështu nuk mendoi edhe ish-sulmuesi i Dortmundit, polaku Lewandowski.

Ylli polak arriti t’i shënojë Realit katër gola në fitoren 4-1 në një ndeshje të parë gjysmëfinale.

Lewa shënoi golin e parë pas vetëm tetë minutash lojë, ndërsa Cristiano Ronaldo u përkujdes të barazojë rezultatin 1-1 në minutën e 40-të.

Në pjesën e dytë, polaku ishte i papërmbajtshëm duke shkatërruar Mbretërit me tri gola të shënuara në 17 minuta (50, 55, 66).

Paraqitja e yllit të tanishëm të Bayern Munichut është njëra nga më të mirat në histori të Ligës së Kampionëve padyshim.