“Moment historik”, Berisha kujton pikën vendimtare ndaj Turqisë në ‘Eurobasket 2011’

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale kujton një moment historik në karrierën e tij.

Berisha, në vitin 2011 ishte pjesë e Kampionatit Evropian të basketbollit, në atë kohë pjesë e Kombëtares së Polonisë, shkruan Gazeta Olle.

Pejani në ndeshje ndaj Turqisë, kishte shënuar pikët vendimtare në fitoren e Polonisë në sekondën e fundit 84:83.

“Moment historik” e ka quajtur Berisha pikën vendimtare të shënuar në atë përballje të zhvilluar në ‘Cido Arena’ të Lituanisë.

Kujtojmë, Berisha pas pranimit të Kosovës në FIBA kishte pranuar t’i bashkohet Dardanëve ku tashmë është një lider i padiskutushëm.

Moment of History… 👐🏼 #PolandvsTurkey #Eurobasket2011 #LastShot

Gepostet von Dardan Berisha am Sonntag, 10. Mai 2020