Mohamed Salah fiton çmimin ‘Futbollisti më i mirë afrikan i vitit’ (foto)

Asi i Liverpool  fitoi para bashkëlojtarit Sadio Mane dhe Pierre-Emerick Aubameyang të Borussia Dortmundit, për të fituar çmimin për herë të pare. Mo Salah u shpërblye përsëri për sezonin e tij mahnitës.

Ai bashkohet me një mori emrave të njohur që kanë fituar këtë çmim, duke përfshirë Yaya Toure, Didier Drogba dhe Samuel Eto’o. Dhe ai do të  shtojë edhe një trofe në kabinetin e tij të trofeve pasi u kurorëzua futbollisti afrikan i BBC-së muajin e kaluar.

 Mo Salah was rewarded yet again for his stunning season

Salah, u transferua për 34 milionë funte nga Roma, ka shkëlqyer në kthimin e tij në Premier League këtë sezon. 25-vjeçari ka shënuar 17 gola në 19 ndeshje në Premier Ligë, dhe  pesë gola në gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve.

 Sadio Mane, Asisat Oshoola, Mo Salah and Pierre-Emerick Aubameyang all win at the CAF awards bash

Ai gjithashtu luajti një rol të madh në kualifikimin e Egjiptit Kupës së Botës, duke shënuar dy gola në fitoren e tyre vendimtare me Kongon. Salah është lënë jashtë ndeshjes së kupës ndaj Evertonit. /Gazeta Olle/

 Mo Salah picks up his award after a blistering start to the season with Liverpool