Moggi takon Mazrekajn, Ibrahimin dhe Ramadanin, ja çfarë ju tha për derbi lojtarëve

I kanë mjaftuar pak orë Luciano Moggit për t’u përfshirë plotësisht në detyrën e tij të re në stafin e Partizanit.

Figura e njohur e futbollit italian, ka takuar skuadrën e cila është e grumbulluar për të përgatitur sfidën e nesërme me Tiranën dhe që në fjalët e tij të para foli me petkun e drejtuesit të klubit.

“Jam i kënaqur që sot jam këtu me ju. Nëpërmjet bashkëpunëtorëve të mi kam mjaft informacione për skuadrën dhe lojtarët.

Jeni përpara një derbi, këto janë ndeshje ku ju duhet të jepni shpirtin në fushë dhe këtë kërkoj nga ju dhe ta dëgjoj që e keni bërë në përfundim të ndeshjes. Ju uroj përzemërsisht dhe suksese nesër”, ishte kërkesa e Moggit drejtuar futbollistëve të Partizanit me të cilët ka bashkëbiseduar për disa minuta.