Moderatorja shqiptare e sportit na habitë me këtë deklaratë: Kur e provova hashashin…

Moderatorja e sportit në “RTV Ora”, Albana Bejko ishte e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”.

Gjatë intervistës Albana tregoi një eksperiencë të saj kur ka qenë në Amsterdam dhe ka konsumuar torte me hashash.

Moderatorja tregoi se ka nisur të qeshë dhe pas 2 orësh të qajë duke thënë se nuk e donte të dashurin.

“E kam provuar, në Amsterdam, ishte një kek me hashash. Ishte një eksperiencë që nuk e kisha provuar kurrë. Ishim një grup shoqëror, e hëngrëm kekun dhe morëm ato varkat e Amsterdamit ku bëmë xhiro. Aty na u duk sikur nuk po na zinte, por efektin e dha pas nja gjysmë ore.

Na zuri të gjithëve dhe secili u shpërnda në punën e vet. Unë e di që kam qeshur pafund diku tek 2 orët e para pastaj tek orët e tjera kam qarë, për çdo gjë që nuk kisha qarë ndonjëherë në jetë. Në atë kohë kisha një të dashur, e kisha përballë dhe nuk e di pse ndjeva sikur nuk e doja dhe qava pafund. Por ishte efekti i hashashit nuk ishte në realitet”, tregoi moderatorja.