Modelja Tahiri ‘pozon’ për Kombëtaren (FOTO)

Dikur ishte pjesë e zyrës së ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, por për shkak të disa fotove provokuese, bukuroshja kosovare u largua nga posti zyrtar. Teksa humbi shansin për të pasur karrierë në politikë, fama e saj po rritet në fotomodeling.

Bëhet fjalë për fotomodelen Suzana Tahiri. Për të tërhequr akoma më shumë vëmendjen dhe rritur shikueshmërinë, bukuroshja Tahiri ka zgjedhur të pozojë me mënyrat nga më të ndryshmet për të nxjerrë në pah linjat dhe pasionin e saj për futbollin.

Modelja Suzana Tahiri ka shfrytëzuar suksesin dhe lojën e Kombëtares shqiptare, të cilën e ka përdorur si frymëzim në setin e saj fotografi k. E veshur me portokalli, Suzana ka zgjedhur të njëjtat ngjyra edhe për topin e futbollit, duke e dribluar atë herë në mes të këmbëve dhe herë me takat e majat e këpucëve. Qëndrimi mjaft seksi dhe veshja ekstravagante pa dyshim që do të fi tojë mbështetjen dhe shikueshmërinë e fansave shqiptarë. /Panorama Sport/

tahiri

 

tahirka