Modelja i kërkon falje Higuainit: Ishte gabimi im!

“Gonzalo, të kërkoj ndjesë! Jam gati që të vij në Torino, ose nëse të bie rruga nga Salerno, jam gati të të ofroj një kafe dhe të sqarojmë gjithçka”.Me këto fjalë ka nisur ndjesën dërguar sulmuesit argjentinas të Juventusit, Antonella Fiordelisi, sportistja dhe modelja italiane e vendosur në qendër të vëmendjes pas publikimit të një bisede online me sulmuesin, ku e quante atë ‘maniak’.

Gjithçka ka nisur nëpër rrjetet sociale, më saktë në Instagram. Antonella ka shpjeguar për revistën Chi gjithë sa ka ndodhur rreth një muaj. Ajo thotë se Higuain e ka kontaktuar i pari dhe i tërhequr nga format e modeles, i ka kërkuar asaj një foto të të pasmeve “për të kuptuar nëse ishin natyrale apo me ndërhyrje kirurgjikale”.

“Nuk doja të shkruaja i sëmurë. Përdora një zhargon rruge, të tepruar! Më fal!”, kështu vijon ndjesa e saj.

Ajo shton se bisedën me Higuain e publikoi pasi ishte pyetur nëse kishte kontaktuar ndonjëherë me ndonjë person të famshëm dhe se kur u kishte dhënë emrin e Higuain, të gjithë e tallnin.

“Unë jam një vajzë e mbarë. Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Jam krenare për gjoksin tim të sheshtë dhe të kesh të pasme të bukura nuk është faj”, rrëfen modelja.

Antonella pranon se që prej publikimit të bisedës me Higuain, ky i fundit e ka bllokuar në rrjetet sociale. Ndoshta e zhbllokon tani pas ndjesës