Mobilizohet Minatori i Statovcit, interesim i jashtëzakonshëm i të rinjve pas formimit të ekipit junior

Ditë të mira për Minatorin e Magures, me klubin që është organizuar maksimalisht dhe po mobilizohet për edicionin e ri të garave.

Skuadra e drejtuar nga ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Faruk Statovci, synon inkuadrimin në Ligën e Parë sezonin e ri, përcjellë Gazeta Olle.

Statovci ka deklaruar për gazetën se po mundohet të krijojë një ekip kompakt për të arritur objektivin, derisa edhe kryesia e klubit po mundohet të bëjë organizim sa më të mirë.

Lajm shumë pozitiv është se Minatori ka formuar ekipin e juniorëve.

Të shtunën janë paraqitur një numër i madh i lojtarëve të rinj, që synojnë të zënë një vend në ekipin e Minatorit.

Rreth 40 futbollistë kanë qenë të pranishëm në stërvitje, ku janë testuar nga shtabi teknik. Duket se Minatorin po e presin ditë shumë të mira. /Gazeta Olle/

35062791_2051495098229321_5837284408406573056_n 35738978_2051494778229353_3523102282101030912_n