Moric shpëton Beneventon

Nina Moric, showgirl e njohur kroate ka një ide interesante se si mund të shpëtojë Benevento pa rënë nga Serie A.

“Corriere dello Sport” shkruan se modelja kroate e ka në dorë zgjidhjen e problemit për skuadrën e presidentit Vigorito. “I ndëruar president Vigorito, ky është viti i parë i Beneventos tënde në Serie A. Por nga ajo skuadër simpatike që pritej të ishte në fillim të kampionatit, ka kaluar në një skuadër qesharake”, ka thënë Moric, transmeton Gazeta Olle.

“Askush nuk e ka pritur që Benevento të zhvillojë një kampionat si Leicesteri, megjithate 0 pikë në 14 ndeshje është e tepërt”, shton ajo.

Image result for nina moric

Tutje, Moric jep idene se si duhet te dilet nga kjo krizë. “Si fillim duhet negociuar me skuadrat e kreut, Napoli, Inter, Juve, për të marrë në skuadër 4/5 talentë italianë, pastaj të kërkojme 2/3 lojtarë të huaj premtues nga Reali ose PSG, duke bërë edhe një projekt interesant ekonomik. Gjithashtu, mendoj se duhet huazuar disa lojtarë italianë që nuk kanë gjetur hapësirat e duhura, në mënyrë që të luajnë më shumë dhe të fitojnë përvojë”.

Bukuroshja kroate mendon se lojtarët e mirë duhet kërkuar edhe në kontinentet tjera. “Mendoj që duhet shikuar madje edhe në Kupen e Azise, duke ftuar lojtarët më të mirë të tyre në skuader, ndoshta kjo do të ishte një ndihmesë e madhe për përmirësimin e rezultateve të Beneventos”.

Dhe në fund Moric thotë se nuk deshiron asgjë në këmbim të kësaj ideje. “Nuk kërkoj asgjë në këmbim, vetëm dua që Benevento të shpëtoj. Pse të mos provojmë, nuk mund  të bëhet më keq”, ka përfunduar Moric. /Gazeta Olle/

Image result for benevento fc