Minatori zgjedh kryesinë e re të klubit prej nëntë personave, synohet kultivimi i frymës sportive

KF Minatori ka zgjedhur strukturën e re udhëheqëse të klubit.

Klubi i sapoformuar nga Hajvalia, mëton që të korrë suksese me kryesinë që do të përbëhet nga nëntë persona, përcjellë Gazeta Olle.

Më poshtë njoftimi i plotë i klubit.

“K.F. Minatori mbrëmë më 16.05.2020 ka zgjedhur strukturat udhëheqëse të klubit. Klubi në përbërje do të ketë njerëz profesionist të cilët kanë kontribouar më herët dhe vazhdojnë edhe tash të japin kontribut për sport.

Kryesia e klubit përbëhet gjithsej nga nëntë anëtar në kryesi, dhe tashmë të gjithë kanë marrë mbi vete detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mënyrë që K.F. Minatori të rrugëtoj përpara drejt sukseseve në futboll.

Gjithashtu, klubi do të ketë hapësirë për të gjithë sportdashësit që secili të kontribuojë në mënyren e vet, e gjithë kjo për të treguar kulturë të lartë sportive e profesionale, e që bashkarisht do të ishte më e lehtë t’ia dilnin drejt këtyre synimeve.

Në ditët në vazhdim mbetet që të funksionalizojmë gjithçka në lidhje me regjistrimin e klubit në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe pastaj do të fillojmë me regjistrimin e lojtarëve.

K.F. Minatori janë të përkushtuar që futbollit të Kosovë t’i sjellin një frymë të dhe një kulturë të lartë sportive”, njofton klubi. /Gazeta Olle/