Messi lanson “bombën” pas përjashtimit: S’duam të jemi pjesë e këtij korrupsioni

Leo Messi ka reaguar pas përjashtimit të padrejtë në sfidën e Argjentinës ndaj Kilit, për vendin e tretë në Kupën e Amerikës.

Ai u përjashtua me karton të kuq pas përplasjes me Gary Medel, përcjellë Gazeta Olle.

Pas përfundimit të sfidës, Messi tha që Argjentina nuk dëshiron të jetë pjesë e këtij “korrupsioni”.

Ai shtoi se gjyqtarët nuk e lejuan Argjentinën të kualifikohet në finale, pas mohimit të dy penaltive ndaj Brazilit.

“S’ka asgjë për të shqetësuar e kemi parë dhe herë të tjera këtë gjë. Gjithmonë them të vërtetë pasi kjo më bën të ndihen më i qetë. Mendoj se kjo ndodhi për shkak të atyre qe thashë, ndoshta ky ishte çmimi që duhet të paguaja. Gjithçka mund të mbyllej aty me vetëm një karton të verdhë”, deklaroi Messi.

“Ndikuan nga pak të gjitha. Nuk kemi përse të jemi pjesë e këtij korrupsioni, e kësaj mungese respekti për të gjithë turneun. Jemi për më shumë se kaq. Korrupsioni, arbitrat dhe të gjitha këto nuk i lënë njerëzit të marrin pjesë në futboll, në spektaklin e këtij sporti, kështu e rrënojmë nga pak”.

“Nuk kam asnjë guxim, e gjitha kjo po bëhet për Brazilin. Shpresoj që VAR dhe arbitrat të mos ndikojnë në finale në mënyrë që Peruja të ketë një shans për të konkurruar. Kanë një ekip të mirë, por e shoh të vështirë”.

“Medel i tillë është gjithmonë, bën çdo gjë deri në limite, ka bërë shpesh sherre. Gjithsesi siç e thashë me një të verdhë gjithçka mund të mbyllej aty”, shtoi ai. /Gazeta Olle/