Messi e injoron Valverden, shikoni çfarë thotë për të

Leo Messi ka folur për trajnerin e ri të Barcelonës. Ai ka thënë që nuk e njeh mirë Ernesto Valverden.

“Nuk e njoh mirë atë, por kemi kohë për t’u takuar në ditët në vazhdim”, deklaroi Messi.

“Duam të fitojmë gjithçka në edicionin e ardhshëm. Jemi shumë të uritur. Shpresoj të kemi sukses”, shtoi argjentinasi.

enrique messi

 

Në anën tjetër, Valverde sot ka mbajtur konferencën e parë për shtyp si trajner i Barcelonës.

“Kjo është një nga sfidat e karrierës sime dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë. Ideja ime është që të thellojë stilin karakteristik të Barcelonës”, deklaroi Valverde.

“Do të kemi marrëdhënie fluide me ekipin B, për të parë lojtarët më të mirë që një ditë mund të dalin në ekipin e parë”.

“Iniesta? Ai është një futbollist shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe për klubin. Iniesta mund të japë ende shumë në fushë”, shtoi Valverde.

cats-650x358