Mllefi i trajnerit vendor: Jam tifoz i Milanit që 30 vjet por s’e paguaj atë biletë sepse fitoj me djersën time, turp të keni!

Opinioni sportiv ka shprehur indinjatën e thellë me çmimet e biletave për ndeshjen miqësore Feronikeli-Milan.

Çmimet austronomike prej 35-155 eurosh e kanë dëshpëruar edhe ish-trajnerin e Drenicës, Afrim Jashari.

Në një prononcim për gazetën, Jashari thotë se nuk do ta blejë biletën edhe pse është tifoz i flaktë i kuqezinjve.

“Jam tifoz i Milanit që 30 vjet. Për këtë klub jam kacafytur edhe me tifozë tjerë. Kam festuar si i cmendur fitoret dhe jam mërzitur shumë për humbjet. Tani klubi im i zemrës po vjen në Kosovë, por unë nuk e paguar kurrë këtë çmim, jo sepse nuk i kam ato para por sepse jetoj nga djersa ime”, deklaroi Jashari për Gazetën Olle.

“Nuk e kam ndërmend të shpenzoj 50 euro (përfshirë shpenzimet) për 4 orë. Organizatori ka diskriminuar milanistët në Kosovë, duke favorizuar shtresën që është pasuruar pistë dhe pandershëm”, shtoi ai.

Jashari kujton tutje ndeshjen Shkëndija-Milan, kur përfshirë biletat, transportin dhe shpenzimet tjera nuk i ka hargjuar në total as 35 euro.

“Kam shkuar me disa miq në Shkup për ndeshjen Shkëndija-Milan dhe përfshirë të gjitha shpenzimet, nuk i kam shpenzuar as 35 euro”, përfundoi ai.

Kujtojmë që Jashari është mes trajnerëve me rezultatet më të mira te Drenica, në dekadën e fundit.

Sfida mes Feronikelit dhe Milanit zhvillohet më 10 gusht në Kosovë.

Olle” ditë më parë ua ka sjellë krahasimet e pabesueshme të çmimet të biletave mes ndeshjes Feronikeli-Milan dhe takimeve si Gramozi-Real Madrid apo Shkëndija-Milan, artikull të cilin mund ta lexoni duke klikuar këtu. /Gazeta Olle/