MKRS injoron përsëri Gjakovën, ndërton stadiume “në çdo fshat”

Ministria e Sportit planifikon të shpenzojë 39 milionë euro në vitin 2018.

Mirëpo, qyteti që i ka dhënë aq shumë futbollit mbarëshqiptar, Gjakova, është injoruar sërish, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Emri i Gjakovës nuk figuron askund në investimet e mëdha infrastrukturore që do të bëhen, qoftë stadiume apo palestra.

gjakova vellaznimi

Stadiume do të bëhen në Pejë, Kaçanik, Zhur të Prizrenit, Istog, Rahovec, Ratkovc të Rahovecit, Runik e në Kamenicë.

Në buxhet janë përfshirë edhe projektet për ndërtimin e palestrave sportive në: Istog, Rahovec, Deçan, Skenderaj, Kaçanik, Viti, Dragash, Samadrexhë të Vushtrrisë, Zhegër të Gjilanit, Podujevë, Zahaq të Pejës, Krushë të Madhe, Shtime dhe Loxhë të Pejës, ka njoftuar “JNK”.

Po ashtu planifikohet edhe renovimi i poligoneve sportive shkollore, renovimi i palestrave ekzistuese sportive në qendrat regjionale, renovimi i stadiumeve ekzistuese te futbollit në qendrat regjionale, renovimi i Stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, renovimi i stadiumeve në: Prishtinë, Suharekë, Gjilan, Ferizaj dhe Rahovec.

Projektet tjera që do të fillojnë në vitin 2018 nga mjetet e AKP-së janë edhe stadiumi në Studeniqan të Suharekës në vlerë prej 150 mijë eurove, rregullimi i stadiumit të qytetit “Riza Lushta” në Mitrovicë në vlerë prej 200 mijë eurove, rregullim i terreneve sportive në Zhipotok dhe Dragash në vlerë prej 100 mijë eurove si dhe rregullimi i terrenit sportiv në Fushë-Kosovë në vlerë prej 100 mijë eurove.

Ndryshe, Vëllaznimi prej vitesh është klubi që e mbush stadiumin më shumë në Kosovë, ani pse vazhdimisht ka çaluar me rezultate, shkak i financave. /Gazeta Olle/

vellaznimi gjakove vellaznimi gjakove kuqezinjet e jakoves gjakove vellaznimi Vellaznimi tifozet vellaznimi gjakove