MKRS bënë pranimin teknik të vendosjes së parketit në Pallatinë e Rinisë dhe Sportit

 Ministria për Kulturë, Rini e Sport, ka bërë pranimin teknik të vendosjes së parketit dhe semaforit në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Sonte do të luhet ndeshja e Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina – Beroe, dhe në bazë të fotos së publikuar nga Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit, parketi u ngjanë Palestrave evropiane.

“Sot me datë 10.01.2017 Ministria për Kulturë,Rini dhe Sport ka bërë pranimin Teknik te vendosjes se parketit dhe Semaforit me standarde FIB Level 1 në Sallën e Vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sportit, që do të zhvillohet sonte ndeshja basketbollistike Sigal Prishtina – BC Beroe, në kuadër te Ballkan Ligës!”, ka shkruaj Alaj në Facebook, raporton Gazeta Olle.

Ndryshimet në Palestër u bënë pas investimeve të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport.

iberalaj