Mitrovicas a ju ka marr malli për futboll, të hënën ju pret kjo ndeshje

Lideri aktual i Superligës, Trepça ’89 do të përballet me skuadrën e madhe të këtij qytetit, Trepçën në një ndeshje miqësore.

Ndeshja zhvillohet të hënën (sot) nga ora 14:30.

Ndeshja do të zhvillohet në fushën me bari sintetikë në ”Fidanishte”.

Të dy skuadrat kur janë përballur mes vete gjithmonë kanë treguar futboll të bukur dhe e tillë pritet të jetë edhe kjo përballje. /olle/