Mitrovica me tri objekte kapitale sportive (FOTO)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, bashkë me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, inspektuan punimet në shtigjet e atletikës në Stadiumin “Adem Jashari”, rregullimin e tribunave, zhveshtoreve dhe sanimin e pjesëve të djegura të stadiumit “Riza Lushta” dhe investimet në palestrën e sportit “Minatori” në qytetin e Mitrovicës.

MKRS-ja në projektin e shtigjeve të atletikës dhe sistemin e ujitjes së fushës së stadiumit olimpik “Adem Jashari” ka investuar afër 400 mijë euro, ndërsa në stadiumin e “Riza Lushtës” ka investuar 150 mijë euro,

Këto dy projektenë stadiumet e Mitrovicës që janë investim i MKRS-së, janë në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës sportive sipas standardeve të pranueshme evropiane, u shprehMinistri Shala.

Ministri Shala e vlerësoi ecurinë e punimeve në këto dy projekte si nga dinamika e punës ashtu edhe si cilësi.Rregullimi i shtigjeve të atletikës paraqet një rëndësi për atletët e Kosovës ku ata do të kenë mundësi të zhvillojnë garat dhe aktivitet e tyre.

Gjithashtu, Shala, në vizitën e tij në stadiumin “Riza Lushta” ku pa punimet që janë realizuar, tha se MKRS-ja me përkrahjen e saj mundohet që të krijojë kushte për sportistët.

Shala po ashtu e vizitoi palestrën “Minatori” e cila është në fazën e përfundimit dhe do të jetë funksionale në fillim të vitit të ardhshëm.

Ministri Shala tha se MKRS-ja është e përkushtuar në përmirësimin e infrastrukturës fizike e legjislativetë sportit në Kosovë, me qëllim që sportistëve t’u krijohen mundësi e lehtësira për t’u dëshmuar.

Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, falënderoi ministrin Shala për përkrahjen e vazhdueshme që jep ai për projektet, të cilat janë të rëndësishme për sportistët e Mitrovicës, dhe kësisoj u krijohen lehtësira për zhvillimin e ushtrimeve e garave të ndryshme. Ai e cilësoi se me marrjen e detyrës për drejtimin e MKRS-së nga ministri Shala, gjërat kanë ndryshuar jashtëzakonisht shumë për të mirë.

DSC0375

DSC0446

DSC0468