Mitrovica deklason Lirinë me rezultat 16:0

Pas sukseseve në Ligën e Kampionëve vashat e Mitrovicës kanë vazhduar formën e lartë edhe në Superligë të Kosovës.

Sot “xehetaret’ kanë shënuar një fitore jashtëzakonisht të lartë në Prizren, shkruan Gazeta Olle.

Mitrovica këtë takim e fitoi me rezultat 16:0 ndaj Lirisë.

Kështu skuadra kampione e kosovës e nis me fitore edicionin e ri.

Ndërsa në fillim të muajit shtator, Mitrovica luan ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj skuadrës së madhe gjermane, Wolfsburg./GazetaOlle

Fotografia e KFF Mitrovica

Fotografia e KFF Mitrovica