Mirlind Daku ia kujton “bombën” Prishtinës

Të shtunën do të zhvillohet derbi i madh, Prishtina – Ballkani, që pritet të sjellë rivalitet të madh si brenda fushës ashtu edhe në tribuna.

Për këtë ndeshje, tashmë protagonistët kanë filluar me ‘thumbime’ në deklarata të ndryshme, shkruan Gazeta Olle.

Por një postim paksa më të veçantë ka bërë ish-sulmuesi i Llapit, Mirlind Daku që tashmë bartë fanellën e Ballkanit.

Daku, në llogarinë e tij në Facebook, ka kujtuar një gol të jashtëzakonshëm të tij, të shënuar pikërisht ndaj Prishtinës në kohën kur luante te Llapi.

“Shihemi të shtunën”, ishte shkrimi i Dakut në postimin e tij. /Gazeta Olle/

Llapi – Prishtina, goli i vitit nga Mirlind Daku 🔥🔥🔥

Gepostet von Gazeta OLLE am Mittwoch, 7. März 2018