Mirëmëngjesi “Dardanë”: Dy ndeshjet e radhës Kosova i luan në udhëtim, ja datat e takimeve

Kosova e ka nisur me barazim rrugëtimin për Euro 2020, duke ndarë pikët me Bullgarinë, ndeshje që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe përfundoi 1-1.

Pas dy xhirove në kualifikimet për Euro 2020, Kosova duhet të presë deri në qershor për ndeshjet e radhës.

Më 7 qershor në Podgoricë, Kosova do të luajë ndeshjen e dytë në Grupin A, si mysafire e Malit të Zi.

Tre ditë më pas, Kosova udhëton drejt Bullgarisë me të cilën barazoi në ndeshjen e parë, sonte në “Fadil Vokrri”, 1:1.

Dy ndeshjet e radhës:

7 qershor: Mali i Zi – Kosova
10 qershor: Bullgaria – Kosova