Mirëmëngjesi adhurues të Superligës, sot na presin dy ndeshje në Kastriot dhe Drenas

Sot zhvillohen dy ndeshje të Vala Superligës, ku skuadrat që luftojnë për kreun e tabelës takohen me ekipet që luftojnë për ekzistencë.

Kampioni aktual, Feronikeli, pret në shtëpi skuadrën e Dritës, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ndërkohë, në Kastriot vjen një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit kosovar mes Prishtinës dhe Trepçës, por që prej kohësh ka humbur shkëlqimin për shkak të gjendjes së vështirë të skuadrës nga Mitovica.

Më poshtë i keni edhe gjyqtarët që do t’i gjykojnë këto dy sfida, të cilat fillojnë prej 15:00.

Xhiro 25
Feronikeli – Drita
F. Tahiri, D. Preniqi, B. Rama, G. Shala

Prishtina – Trepça
M. Bejtullahu, A. Ejupi, A. Latifi, T. Maloku