Mirel Josa e dëshiron Celticun në play-off

Trajneri i skuadrës kampione e jo vetëm kaq, Mirel Josa, edhe pse ka deklaruar se nuk i njeh kundërshtar, ka parapëlqyer që të ishte Celticu kundërshtari i radhës.

“Unë nuk dua të flas për atë çfarë bën trajnerin, por për skuadrën, për mënyrën se si e menaxhoi suksesin. Duhet shumë kujdes në vazhdim të kësaj gare. Thjesht jemi duke festuar. Ëndrra u bë realitet, ishte ëndërr për të gjithë tifozët e Skënderbeut dhe shqiptarët. Dua t’ia dedikoj skuadrës dhe asaj që kemi bërë deri më tani. S’kam asgjë për të shtuar. Menaxhimi i lojës në ndeshjen e parë ishte kyç. Skuadra diti të luftojë e të mbyllë zonat, ndërsa unë kisha thënë që do të shkonim për të shënuar. Patëm fatin që shënuam golin e dytë dhe për fatin tonë të mirë nuk pësuam. Nuk kishim të bënim me kundërshtar të lehtë, patëm fat dhe u kualifikuam ne. Nuk diskutoj shumë për Champions League, por se çfarë do të bëjmë është në të ardhmen. Kemi finalen e Superkupës dhe na duhet ky trofe. Di që kemi fituar dy Superkupa. Nuk e di se cilët janë kundërshtarët. Dua të kem përballë Celticun në Champions League”.