Miqësorja mes Trepçës ’89 dhe Flamurtarit sjellë këtë rezultat

Miqësorja e parë për vitin 2017 ndërmjet dy skuadrave të Vala Superligës nuk ka prodhuar gola.

Sfida ndërmjet kampionit, Trepçës ’89 dhe Flamurtari ka përfunduar 0:0.

Ndonëse mitrovicasit ishin më të mirë, ata shpërdoruan shumë raste shënimi, duke mos arritur kështu ta tundin rrjetën e kundërshtarit.

Trepça 89

Në këtë sfidë, 89-shi u drejtua nga trajneri i ri, Gugash Magani, i cili debutoi me barazim në një ndeshje jozyrtare.

Të dy trajnerët provuan të gjithë lojtarët për ta parë nga afër formën e tyre.

flamurtari mervan bejtullahu gjyqtar