Miqësorja e Kosovës me Frankfurtin vihet në dyshim

Kosova më 24 e 27 mars ka paralajmëruar ndeshje miqësore me Eintracht Frankfurtin e Werder Bremenin në Gjermani, mirëpo takimi i parë mund të dështojë.

Shkak për këtë janë bërë protestat dhe dhuna e shkaktuar në dy ditët e fundit në qytetin e Frankfurtit nga protestuesit, raporton Gazetaolle.com.

Dhjetëra mijëra protestues po protestojnë kundër Bankës Evropiane në Frankfurt, ndërsa nga protestat vetëm sot janë lënduar 90 policë.

protestaaa

Në stadiumin ku pritet të zhvillohet ndeshja, dhe në ato ndihmëse të Frankfurtit, nuk është lejuar Eintrachti të stërvitet fare, gjë që e vë në dyshim edhe takimin e 24 marsit me Kosovën.

Një tjetër dyshim që takimi mund të mos luhet është edhe uebfaqja zyrtare e Frankfurtit, e cila ende nuk e ka paraljmëruar takimin.

protestaa

Madje, sipas tyre, talentët e saj, Enis Bunjaki e Julian Biblekaj, janë ftuar për Kosovën për dy ndeshjet e radhës, kundërshtarët e së cilës, sipas tyre ende nuk janë konfirmuar. (Gazeta Olle)

protestattt