Miqësorja: Ballkani ‘shkatërroi’ Ramiz Sadikun

Ballkani i Therandës ka vazhduar me paraqitje spektakolare në ndeshje miqësore.

Në miqësoren e tetë këtë verë, Ballkani ka marrë edhe një fitore duke mposhtur Ramiz Sadikun. Ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi i ka demoluar kryeqytetasit me rezultat të thellë 4-0.

Elbasan Gashi, Endrit Asllanaj, Bleon Sekiraqa dhe Edon Koxha ishin autorët e golave për Ballkanin.

Trajneri Ismet Munishi në këtë takim iu dha rast të gjithë futbollistëve që të luajnë.