Miqësoret e ditës: Ballkani ‘shkelë’ rumunët, Dukagjini fiton ndaj Drenicës, KEK-u përmbyset nga Gostivari

Skuadrat elitare vazhdojnë të luajnë takime miqësore, në kuadër të përgatitjeve për stinorin e ri.

Tri prej skuadrave të Superligës gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar ndeshjet e tyre, shkruan Gazeta Olle.

Kampioni vjeshtor, Ballkani fitoi me goladë sfidën ndaj rumunëve të Viitorualit, me shifrat 4:1.

Prekazi, Magani, Berisha e Hoxha ishin shënuesit për suharekasit.

E miqësore me aromë Superlige u zhvillua sot në Shqipëri.

Dukagjini i Klinës mposhti me rezultatin 2:1 ekipin e Drenicës të drejtuar nga Gani Sejdiu.

Milicaj e Mulaj shënuan për klinasit e Severin Elezajt.

Kurse, për Drenicën golin e vetëm e realizoi Osman Mëziu.

Ndërsa miqësorja e fundit e ditës së sotme ishte ajo në mes të KEK-ut dhe Gostivarit.

Gostivari e ka fituar ndeshjen me përmbysje në pjesën e dytë, 4:3, ndërsa rezultati pas pjesës së parë ishte 3:1 për ekipin nga “Kastrioti”,

Asnjë nga klubet nuk e ka paralajmëruar miqësoren dhe s’ka njoftuar për rezultatin, i cili në zhargonin bastoresk ishte “2-sh – 1-sh”.

Kuota për fitoren e mysafirëve në pjesën e parë dhe triumfin e vendësve në përfundim të ndeshjes ishte 13 euro.

Më poshtë ua sjellim kuotat zyrtare nga bastorja internacionale, “bet365”.

Ndryshe, zakonisht kuotat për tipe të tilla, pra “2-1” ose “1-2”, janë shumë më të mëdha.

Të kujtojmë që Gostivari dhe KEK-u kanë marrëdhënie shumë të mira.

Të dy skuadrat kishin zhvilluar ndeshje miqësore edhe para fillimit të këtij edicioni.

Viitorul 1:4 Ballkani

Dukagjini 2:1 Drenica

Gostivari 4:3 KEK-u. /Gazeta Olle/