Miqësore shumë interesante, nesër takohen dy rivalët tradicional

Liria, këtë mesjavë është eliminuar nga Kupa e Kosovës, duke u mposhtur 2:0 nga Feronikeli në ‘Përparim Thaçi’.

E skuadra e drejtuar nga Skënder Shëngyli, pritet të zhvillojë një ndeshje miqësore gjatë ditës së nesërme, shkruan Gazeta Olle.

Liria do të luajë në udhëtim te Vëllaznimi, takim ky i dy rivalëve tradicional të futbollit kosovar.

Ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjakovë, kurse fillon nga ora 13:00.

Kujtojmë, vetëm pas një jave pritet të fillon kampionati i rregullt në Ligën e Parë.

NDESHJE MIQËSOREVËLLAZNIMI vs LIRIAE Shtunë: 15/02/20Ora: 13:00Stadiumi i Qytetit – Gjakovë

Gepostet von KF Vëllaznimi am Freitag, 14. Februar 2020