Miqësore mes rivalëve të Ligës së Parë që duan Superligën, vendësit fitojnë pastër

Në kuadër të përgatitjeve për stinorin e ri pranveror, Istogu dhe Arbëria kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore në stadiumin “Demush Mavraj”.

“Troftat” e fituan këtë miqësore me rezultat të pastër, 2:0, përcjellë Gazeta Olle.

Golat i realizuan Qëndrim Krasniqi në minutën e 5′ dhe Malsor Blakaj në minutën e 31′.

Të dy trajnerët provuan shumicën e futbollistëve në këtë ndeshje.

Ekipet do t’i luajnë edhe disa miqësore tjera para fillimit të stinorit pranveror.

Ndryshe, Istogu dhe Arbëria luftojnë për inkuadrim në Superligë nga Liga e Parë. /Gazeta Olle/