Miqësore: Llapi mposhtet nga skuadra e kategorisë së dytë në Shqipëri

Llapi është mposhtur nga Egnatia në ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të fazës përgaditore që po mbahet në Shqipëri.

Nikoqirët, të cilët garojnë në kategorinë e dytë të futbollit në Shqipëri, realizuan dy gola në pjesën e dytë për të fituar ndeshjen, kurse tek Llapi u provuan të gjithë futbollistët. 

“Pjesën e parë të ndeshjes, futbollistët tanë e dominuan në tërësi, duke krijuar edhe shance të volitshme shënimi, por mungoi efikasiteti në fund duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultat të barabartë, 0-0.

Kurse në pjesën e dytë, u zëvendësuan të gjithë futbollistët, pa përfshirë Benjamin Eminin dhe Florian Dacin të cilët nuk e zhvilluan ndeshjen, përshkak të disa dëmtimeve të lehta”, shkruan mes tjerash Llapi në raportin e takimit.

Formacioni i Llapit:

Giacomo Nava (Afrim Ademi – 46’) – Nertil Hoxhaj, Elvis Prençi (Elsid Ymeri – 46’), Ardian Hoti(Leutrim Kadriu – 46’), Hajdin Salihu (Blerand Qitaku – 46’), Behar Maliqi (Gentrit Duriqi – 46’), Arbnor Ramadani (Alban Shabani – 46’), Mentor Zhdrella (Mergim Pefqeli – 46’), Valmir Veliu (Alket Bajrami – 46’), Kastriot Selmani (Egzon Krasniqi – 46’), Jasmin Raboshta (Labinot Osmani – 46’). /Gazeta Olle/