Ministrja e re e MKRS-së, Vlora Dumoshi merr detyrën, premton vazhdimësi të sukseseve

Ministri në largim, Kujtim Gashi, ia ka dorëzuar sot detyrën e udhëheqjes së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ministres Vlora Dumoshi.

Gashi e ka uruar ministren Dumoshi për marrjen e detyrës dhe i ka dëshiruar mbarëvajtje të punës, arritje të objektivave dhe realizim me sukses të projekteve në kuadër të periudhës që ajo do të udhëheqë me MKRS-në, thuhet në njoftimin e MKRS-s, raporton Gazeta Olle.

“Për mua është kënaqësi e veçantë ta pres për t’ia dorëzuar postin zonjës Dumoshi. Jam i bindur që sot vjen një figurë shumë e respektuar e Prishtinës që ka dhënë një kontribut si drejtoreshë në Prishtinë dhe sa ka qenë edhe pse shkurt, pasi vjen një ministre që e njeh punën”, tha ai.

Tutje Gashi ka njoftuar ministren Dumoshi për punët të cilat janë realizuar gjatë kësaj kohë sa ai ka udhëhequr Ministrinë. Ai e informoj ministren për sukseset e arritura si dhe me sfidat që është përballur MKRS-ja gjatë kësaj periudhe si dhe për projektet që janë në realizim e sipër.

Ndërkaq, ministrja e re e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, u shpreh e kënaqur për punën e deritanishme që është bërë në MKRS, duke theksuar se do të përkushtohet që të punohet në bazë të programit qeverisës me qëllim të avancimit të performancës dhe realizimit të projekteve të rëndësishme në kulturë, sport, trashëgimi kulturore dhe rini. Ajo tha se tha se do të punojë ngushtë me komunitetin e kulturës dhe sportit dhe poashtu edhe me ata që janë të gatshëm të bashkëpunojnë.

“E vlerësoj pritjen tuaj, unë i siguroj komunitetin kulturor dhe sportiv që do të punojë dhe vazhdimësia ime do të jetë edhe e ministrave të mëparshëm. Puna ime do të jetë e afërt me këto komunitete, prandaj jemi afër që kjo të arrihet. Do të bashkëpunojmë në interes të qytetarëve dhe në veçanti të komunitetit të rinisë dhe sportit”, tha ajo.