Ministrja Dumoshi: Kam biseduar me ministrin Vitia, po presim përgjigje

Ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, ka folur sonte në lidhje me rikthimin e aktiviteteve sportive.

Dumoshi ka folur veçanërisht për futbollin, të cilët duhet të fillojnë kampionatet para 1 qershorit.

“Kam pasur një takim me federatat sportive dhe dje (e enjte) kemi bërë një kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për të lejuar rifillimin e aktiviteteve sportive. Futbolli e ka një datë të caktuar kur duhet të përfundojnë ndeshjet”, ka thënë Dumoshi për RTV Dukagjinin, raporton Gazeta Olle.

“Kam biseduar edhe në telefon me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe po presim të marrim një përgjigje sa më shpejt”, shtoi Dumoshi.