Ministria e Sportit financon Donjeta Sadikun me 12300 Euro

Ministri Kujtim Gashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me boksieren Donjeta Sadiku.

“Me këtë marrëveshje Ministria e Sportit do ta financojë sportisten Sadiku në vlerën prej 12 mijë e 300 euro me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për përgatitjen e sportistes për Kampionatin Botëror në Nju Delhi-Indi. Mbështetja për sportistët nuk do të ndalet dhe se kjo bëhet me qëllim të përkrahjes së talentëve të rinj të cilët me punën e tyre të suksesshme, po arrijnë që të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në mënyrë të denjë nëpër kampionate të ndryshme ndërkombëtare”, ka shkruar Gashi.

Sadiku synon ta fitojë normën olimpike Tokyo 2020.

donjeta2

donjeta