Ministri i ri i Sportit është tifoz i kësaj skuadre të Superligës (FOTO)

Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar që Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit do të drejtohet nga Kujtim Gashi, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“PDK ka vendosur që Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ta udhëheqë Kujtim Gashi, i cili aktualisht mban detyrën e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit, por më parë ka udhëhequr Departamentin e Kulturës dhe ka mjaft përvojë në këtë fushë”.

“Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kujtim Gashi ka kryer trajnime të specializuara për lidership”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Duke qenë nga qyteti i Prizrenit, Gashi sigurisht është një tifoz i Lirisë.

Ai e zëvendëson Kujtim Shalën, tifozin e një skuadre tjetër nga Dukagjini, Besës.

kujtim gashi