‘Ministri i Kënaqësisë’ e merr në pyetje Afrim Tovërlanin, shikoni përgjigjen e tij

‘Timonieri’ Afrim Tovërlani është trajneri më i suksesshëm në histori të pasluftës në futbollin e Kosovës, raporton GazetaOlle.com.

‘Toki’ ka fituar tre tituj kampioni me Prishtinën dhe një me Feronikelin derisa tash e disa muaj nuk është i angazhuar në ndonjë skuadër.

I njihu nga të gjithë si ‘Ministri i Kënaqësisë’, Arian Henci (ish donator i klubit të futsallit Bamboo) i ka bërë një pyetje interesante rreth karrierës së Tovërlani dhe sukseseve të tij në rrjetin social ‘Facebook’, derisa ‘Tovërlani është përgjigjur:

“Në vitin 1979 jam regjistruar si fëmijë në Prishtinë. Në vitin 1984 kam dal në ekipin e parë deri në vitin 2003. Një sezon kam luajtur për Flamurtarin. Me Prishtinën i kam zhvilluar diku mbi 600 ndeshje.

Si futbollist i kam fituar pesë tituj, gjashtë Kupa dhe dy Superkupa.

Si trajner i ekipit të parë tre tituj, dy Kupa dhe një Superkupë. Kjo është e kaluara ime modeste me Prishtinën, Ministër dhe Plis i përhershëm i kryeqytetit”. /Gazeta Olle/

tt

 

Toverlani toverlanii  Fotografia e Afrim Toverlani