Ministri Gashi: Palestra në Rahovec është gati, u investuan 3 milionë Euro

Ministri Kujtim Gashi ka deklaruar se palestra në Rahovec është gati për ndeshjet e Kupës së Kosovës në basketboll.

Palestra është bërë moderne pas financimit rreth 3 milionë Euro nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

“Sot vizitova palestrën sportive në Rahovec për të parë nga afër punimet e realizuara deri më tani në këtë objekt sportiv, projekt kapital në të cilin MKRS-ja ka investuar rreth 3 milion euro. Palestra do të ketë një kapacitet me 2200 ulëse statike me mundësi të ulëseve teleskopike nëse do të jetë e nevojshme. Jam jashtëzakonisht i lumtur që për një periudhë të shkurtër kohore po i përmbyllim projektet dhe po hapim mundësi të reja për zhvillimin e sporteve në Kosovë. Urime Rahovec”, ka shkruar ministry Gashi.