Ministri Gashi: Muajin tjetër nis rinovimi i stadiumit Adem Jashari

Ministri i Sportit ka treguar se muajin tjetër do të fillojë renovimi i stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë

Ministri i Sportit, Kujtim Gashi ka qenë mysafir i ftuar në emisionin “Frontal” në Televizionin 7 ku ka dhënë detaje të rëndësishme sa i përket stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan Gazeta Express.

Sipas tij, ky stadium do të renovohet dhe në të ardhmen aty do të mund të zhvillojë ndeshje zyrtare edhe Përfaqësuesja e Kosovës.

“Ne e kemi marrë vendimin që stadiumin ‘Adem Jashari’ nga kategoria 2 ta kthejmë në kategorinë 4, pra ta përshtasim për ndeshje ndërkombëtare. E kemi një bashkëpunim të madh me UEFA-n, e cila na ka sjell planin dhe kriteret se si duhet të ndërtohet ‘Adem Jashari’ për t’i plotësuar kriteret. Po shpresoj që më 31 janar kur të kalojë buxheti në Parlament ta shtyjmë përpara këtë projekt. I kemi përfunduar të gjitha procedurat. Jam shumë i bindur që në fund të muajit shkurt do të nis renovimi dhe t’i kemi dy stadiume në dispozicion, në mënyrë që të mos kërkojmë alternativa diku tjetër në të ardhmen. Lajmi i fundit është se stadiumi ‘Adem Jashari’ të nis së renovuari në muajin shkurt”, ka thënë tutje Gashi.