Ministri aranzhon aeroplan privat për Eto’on

Samuel Eto’o ka deklaruar se do të largohet nga Sampdoria, pasi nuk e sheh më veten pjesë të Serisë A italiane.

Në këtë mënyrë, ish-sulmuesi i Interit mendon të nisë një aventurë në Turqi, duke vijuar bisedimet me Antaljasporin. Pikërisht bisedimet e fundit kanë sjellë shumë polemika në Turqi.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mavlut Çavushollu, i ka ofruar një avjon privat klubit të Antaljasporit për t’u nisur drejt Italisë për t’i dhënë fund bisedimeve për transferimin e Eto’o.

“I shprehim falënderimet tona Ministrit të Punëve të Jashtme, pasi ka ndihmuar klubin tonë në procesin e transferimit të sulmuesit kamerunez”, shkruan në faqen zyrtare të klubit të Antaljasporit.

Duket se klubi turk në ditët në vijim do ta mbyllë me sukses transferimin, ndërsa Ministrit turk mund të përballet me ndonjë akuzë të vogël, edhe pse nuk ka shkelur asnjë ligj.