“Minatori” është gati, fillon edhe vendosja e karrigeve

Palestra e Sportit në Mitrovicë, “Minatori”, duket se më në fund është gati. Të paktën kështu duket gjendja e palestrës, në disa fotografi të përhapura në rrjetin social Facebook.

Aty shihet se ka filluar vendosja e karrigeve, të cilat normalisht që janë me ngjyra tradicionale të klubeve nga Mitrovica, gjelbër e zi.

Nuk është bërë ende e ditur data e përurimit të palestrës, mirëpo “Minatori” sipas të gjitha gjasave do të fillojë të mbushet përsëri si në kohërat e vjetra, që prej fillimit të vitit 2016. /Olle

1504_846135455484553_3406997858649078227_n 1001589_846135568817875_2168657115671480688_n