Mimoza Kusari – Lila e ka një super-lajm për sportin (FOTO)

Gjakova po bëhet me 4 fusha moderne të tenisit. Gurëthemeli për ndërtimin e tyre është vënë sot, ndërsa punimet pritet të përfundojnë në një afat prej 18 muajsh, ka njoftuar kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari.

Projekti në tërësi ka kushtuar 489 mijë euro, ndërsa është bashkë financuar nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që ka ndarë 450 mijë euro si dhe nga komuna e Gjakovës që ka ndarë 29 mijë euro si dhe parcelën.

Fushat e tenisit bashkë edhe me objektet tjera përcjellëse gjenden në Shkugëz, ndërsa sipas projektit, këto fusha do të jenë të standardeve më të larta, pasi do të plotësojnë kriteret edhe për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare te tenisit.

Fotografia e Mimoza Kusari

Fotografia e Mimoza Kusari

Fotografia e Mimoza Kusari

Fotografia e Mimoza Kusari