Milot Rashica pranon nominimin e Valon Berishës dhe nominon dy lojtarët e Kosovës dhe Altin Lalan

Milot Rashica ka pranuar nomiminin e Valon Berishës për të zhvilluar një video sfiduese nga shtëpia.

Ylli kosovar e ka bërë këtë duke goditur disa herë topin.

Ai ka falënderuar Valonin derisa ka nominuar tre persona tjerë, duke ndjekur kështu rregullat e sfidës.

“Faleminderit Valon Berisha për nominimin. Nominoj Hekuran Kryeziun, Besar Halimin dhe Altin Lalan”, ka shkruar Rashica, raporton Gazeta Olle.