Milot Rashica po luan ndaj Bayer Leverkusenit, shikoni se çka po ndodhë në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë

Milot Rashica po e zhvillon sonte ndeshjen e dytë me skuadrën e tij të re, Ëerder Bremen në kuadër të Kupës së Gjermanisë, raporton GazetaOlle.com.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës është aktivizuar në pjesën e dytë në ndeshjen ndaj Bayer Leverkusenit teksa koha e rregullt ka përfunduar me shifra të barabarta 2:2.

Ndeshja ka shkuar në vazhdime.

21-vjeçari në këtë dimër kaloi në Bundesligën gjermane nga skuadra e Vitesses në Holandë.

Ai debutoi javën e kaluar në kampionat kur luajti nga minuta e parë ndaj Schalkes.

Rashica është zhvilluar si futbollist në Kosovë te Shkolla e Futbollit ‘Kurda’ dhe skuadra e Vushtrrisë. /Gazeta Olle/

Image result for rashica werder