Milot Rashica ka nevojë për ndihmën tonë, ndihmojeni ta fitojë njërin nga çmimet më të mëdha në Bundesligë

Milot Rashica ka nevojë për ndihmën tonë. Madje, edhe vetë klubi i tij ka kërkuar që tifozët ta ndihmojnë lojtarin e Kosovës.

Rashica është nominuar për lojtarin më të mirë për muajin nëntor në Bundesligë.

“Njeriu ynë raket Milot Rashica është nominuar për lojtarin më të mirë të Bundesligës për muajin nëntor. Votojeni yllin tonë”, shkruan Werder Bremen, raporton Gazeta Olle.

Miloti gjatë muajit nëntor ka bërë tri gola dhe dy asiste për Werderin.
Ai në klubin e tij u zgjodh lojtari i muajit, ditë më parë.
Kliko në këtë link: VOTO KËTU