Milot Rashica frymëzohet me golat e Messit (FOTO)

Milot Rashica po i kalon ditët e karantinës, në pritje të një vendimi për t’u kthyer në fushën e gjelbër.

Përmes postimit të fundit në Instagram, ai ka treguar se sa shumë po i mungon futbolli.

Rashica ka shpërndarë një foto ku shihet Lionel Messi i improvizuar në disa foto.
Argjentinasi shihet duke shënuar gola nga kënde të ndryshme, foto këto me të cilat është frymëzuar ylli i Kosovës.

“Kur përgatitja takon rastin = sukses”, shkruan në mbishkrimin e fotos, raporton Gazeta Olle.

Lojtari i Werder Bremen është duke u kërkuar nga klube të mëdha në Angli e Gjermani.