Milioneri Ramiz Kelmendi, fillon sponsorizimin e klubit me traditë!

Skuadra me traditë basketbollistike në vend, KB Peja, ka konfirmuar bashkëpunimin me kompaninë e fuqishme “Elkos Group”.

Lajmi është konfirmuar nga KB Peja në faqen zyrtare në Facebook, përcjellë “Olle”.

Me biznismenin Ramiz Kelmendin, Peja pritet t’iu japë fund problemeve financiare që e përcjellën gjatë këtyre viteve.

“Gjigandi ELKOS Group ne krye me z. Ramiz Kelmendin dhe Egzon Kelmendin dhe brended e tij i bashkohen KB Pejës.

Kompania e mirënjohur ELKOS Group i është bashkuar klubit tonë si sponzor dhe ka shprehur vullnetin të kontribojë në klubin e qytetin.

Kontributi i ELKOS Group do jetë një ndër bukuritë e hershme të këtij sezoni. Ky “përforcim” është më se i nevojshëm për ne si klub dhe në sport ne përgjithsi. ELKOS Group nuk ka hezituar të investojë dhe suportoj klubin e basketbollit siç nuk ka ka hezituar edhe me Kampionen e qytetit Majlinda Kelmendi e shumë e shumë klube dhe sportist tjerë.

ELKOS Group tashmë ka ndarë bugjetin për klubin dhe besojmë se me kontribute të tilla, suksesi dhe përparimi i klubit do jetë shumë më i madh në vitet në vazhdim.

Faleminderit ELKOS Group, ndjehemi të privilegjuar dhe krenar me juve në klub. – Përpara Pejë”, njofton Peja.